Kronike 2 Mars 2024, 13:47

Mashtronte me kredi, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronte me kredi, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari i

Policia e Shkodrës ka arrestuar 34-vjeçarin Erjon Kasemi i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim me kredi”.

Kasemi banues në Shkodër, u dënua me burg një vit më parë nga Gjykata e Apelit.

"Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Erjon Kasemi, 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.