Kronike 2 Mars 2024, 12:36

Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 40 kg marijuanë në kufirin grek; 1 person i arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 40 kg marijuanë në

40 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar pasi në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz”. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Dyshohet se sasia e kanabisit ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjeç. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.