Kronike 2 Mars 2024, 13:44

U pikasën gjatë një grabitje, arrestohen dy persona në Tiranë; dyshohet se kanë vjedhur argjendarinë në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

U pikasën gjatë një grabitje, arrestohen dy persona në

Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Prush të Tiranës.

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar tentativës e vjedhjes së një banese në Prush më 9 dhjetor, ku personat e dyshuar kur konstatuan  shërbimet e policisë qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre.

Në pranga janë vënë dy shtetasit, Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Po ashtu të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të një vjedhjes së një argjendarie në Kamëz, dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celulare dhe 3 karta sim, dhe një pajisje GPS.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Blind”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, tentativa e vjedhjes së një banese në Prush, ku personat e dyshuar, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e më pas janë larguar.

Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të një vjedhjes së një argjendarie në Kamëz, dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celulare dhe 3 karta sim, dhe një pajisje GPS."-njofton policia.