
Gjykata e Brindisit dënoi me 80 vite burg 7 anëtarët e një grupi kriminal, të përbërë me shqiptarë dhe italianë, që dyshohet se trafikonin heroinë dhe kokainë.
Grupi dyshohet se importonte drogën nga Holanda, ndërsa sasitë më pas shpërndaheshin në tregun italian, por jo vetëm.
Pas hetimeve të koordinuara nga prokurorja Giovanna Cannarile (Leçe DDA), policia financiare e Guardia di Finanza nisi një operacion 3 vite më parë, duke çuar në masat e sigurisë për 23 persona.
Pas hetimeve dhe kalimit të dosjes për gjykim, Gjykata e Brindisit vendosi të dënojë 7 persona, me një total prej 80 vitesh burg, ku dënimi më i ashpër ishte ndaj shqiptarit Kujtim Metaj, që i duhet të qëndrojë në qeli për 22 vite e 6 muaj.
Fabrizio Russo 48 vjeç, u dënua me 9 vjet e 9 muaj burg dhe një gjobë prej 11,500 eurosh; Salvatore Schiavone, 34 vjeç, u dënua me 8 vjet burg dhe 8,000 euro gjobë; Adrian Boci, 35 vjeç, u dënua me 13 vjet e 6 muaj, duke vazhduar një dënim të mëparshëm; Salvatore Chionna, 47 vjeç, u dënua me 7 vjet dhe 30,000 euro gjobë; Roberto Mazzuti, 49 vjeç, u dënua me 8 vjet dhe një gjobë prej 8,000 euro; Kujtim Metaj, 60 vjeç, , u dënua me 22 vjet e 6 muaj dhe Romeo Myftari, 43 vjeç, u dënua me 12 vjet burg.
Të pandehurit në këtë procedurë u përballën me akuza, në shkallë të ndryshme, për pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Metaj, siç dëshmohet nga dënimi, së bashku me një të pandehur tjetër (të gjykuar në një procedurë të lidhur), u identifikua si një prej drejtuesve të grupit.
Lini një Përgjigje