TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 17:22

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas një fëmijë 4-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas një

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një fëmijë 4-vjeçar është përplasur nga një makinë në Fier dhe ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Marinzë, ku automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari me icinialet I.K. përplasi fëmijën 4 vjeç.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje