TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 13:58

Masakra në Shkodër po hetohet si vrasje me pagesë; të gjitha dyshimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Shkodër po hetohet si vrasje me pagesë; të gjitha

Policia po heton pistën e një vrasjeje me pagesë.

Masakra e Shkodrës ka marrë një tjetër rrjedhë hetimi nga policia. Oficerët e policisë kriminale të Shkodrës kanë marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të. 

"Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", është shprehur Brajoviç para hetuesve.

Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. 

Tashmë, policia po heton pistën e një vrasjeje me pagesë.

Ndërkohë, ditën e sotme uniformat blu zbardhën të tjera detaje, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të masakrës.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dy persona, njëri prej tyre i mitur ndërsa tjetri i identifikuar si Barush Bregu (Bajram Bregu). Policia gjithashtu ka zbuluar edhe një banesë që përdorej nga të dy personat, ku janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të tjera.

"Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës. Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan: 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.

Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 29-vjeçarit dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit. Blutë i sekuestruan edhe jelekun antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra të mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Si ndodhi masakra në Shkodër?

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, ku autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt disa personave. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) humbi jetën në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29 vjeçari i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, shkoi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.

Më pas hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMË”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.

 

Lini një Përgjigje