
SPAK ka dhënë sot detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar disa ditë më parë, ku janë shkatërruar 7 grupe kriminale.
Struktura e Posaçme lajmëroi ndër të tjera se ka sekuestruar 3 milionë euro cash dhe në total 4.5 milionë euro pasuri.
Siç shihet në fotot e siguruara, SPAK ka sekuestruar miliona euro, makina të shtrenjta dhe bizhu në shtëpitë e bosëve të krimit.
Sakaq, paratë kanë qenë të groposura në tokë.
Pasuria në total e sekuestruar është 4.5 milion euro. Ku përfshihen:
2,996,760 Euro cash;
Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
Armë zjarri;
Targa të përshtatura automjetesh;
Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj., thuhet në njoftimin e SPAK.












Lini një Përgjigje