Kronike18 Maj 2024, 16:19

SPAK zbardh atentatin ndaj Preng Gjinit në Vasil Shanto: U krye nga nipi i Kastriot Reçit, informohej nga zyrtari i policisë!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK zbardh atentatin ndaj Preng Gjinit në Vasil Shanto: U krye nga nipi i

SPAK ka arritur të zbardhë disa nga atentatet e kryera vitet e fundi t në vendin tonë, ku ndër to është dhe atentati me eksploziv nga ku mbeti i plagosur, Preng Gjini.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, shpërthimi u krye nga nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi. Sakaq mësohet se Edison Reçi informohej për objektivin nga një zyrat i policisë, i cili është shtetasi Klodian Jashari, me detyrë  Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit qe u vra ne janar te 2020 me snajper ne Rreshen. Reçi me qëllim hakmarrjen  ka organizuar vrasjen e shtetasit Pren Gjini  ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte  në zonën e Vasil Shantos ne Tirane.

Klodian Jashari, me detyrë  Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,  ndihmonte shtetasin Edison Reçin, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Preng Gjinit.

Njoftimi i SPAK:

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale A.N.;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.