TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2025, 12:54

Morën peng e dhunuan 32-vjeçarin në Devoll, Gjykat lë në burg vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng e dhunuan 32-vjeçarin në Devoll, Gjykat lë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbati, vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati.

Të njëjtën masë ka dhënë edhe për Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun.

Autorët dhe i dëmtuari kanë qenë miq. Gjatë seancë të tre pranuan faktin që e kanë goditur.

Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e "heqjes së paligjshme të lirisë" pasi këta të fundit pretendojnë që është "plagosje e lehtë".

Më 27 tetor vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati dhe dy të tjerët  të tre e kanë marrë me forcë 32-vjeçarin nga banesa pasi ndodhej në arrest shtëpiak, dhe më pas e kanë çuar në një biznes privat, ku e kanë mbajtur për disa orë ku edhe e kanë keqtrajtuar.

Ndaj Alti Nallbatit dhe Çelikut rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kanosje, ndërsa ndaj Buçit rëndon edhe akuza e plagosjes së lehtë me dashje. Alti Nallbati ishte protagonist edhe në sherrin e të vëllait deputet pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

 

Lini një Përgjigje