TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2025, 19:16

"Mori goditjen fatale teksa po mbronte vëllanë", zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

"Mori goditjen fatale teksa po mbronte vëllanë", zbardhet

Një konflikt dhe përplasje e çastit, solli një jetë të shuar para kohe. 23-vjeçari Hekuran Cumani me origjinë shqiptare dhe i lindur e rritur në Fabriano, humbi jetën në mënyrë tragjike pas një sherri jashtë një klubi universitar në Peruxhia, Itali.

Sipas autoritetet italiane, gjithçka nisi brenda klubit, ku një përplasje verbale mes dy grupeve të të rinjve, përfshirë edhe të dyshuar me origjinë tuniziane dhe marokene u përshkallëzua në dhunë pasi djemtë dolën jashtë.

Një person doli nga një makinë me dy thika në dorë. Fillimisht goditi vëllain e Hekuranit në kofshë. Më pas, kur Hekurani nxitoi për ta ndihmuar, mori goditjen fatale me thikë në qafë.

Pamjet e kamerave të sigurisë nuk ishin funksionale, por dëshmitë e miqve dhe të pranishmëve kanë ndihmuar në identifikimin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet për gjetjen e armës së krimit janë ende në vazhdim.

Hekurani ishte një i ri i përkushtuar, i qetë dhe shumë i dashur nga ata që e njihnin. Punonte si kamerier sezonal në Hotel Riviera dhe kishte sapo blerë një shtëpi në San Donato. Familja e tij është shkatërruar nga humbja.

“Ai ishte më i miri nga të gjithë. Nuk i bëri keq askujt… Ma vranë djalin”, tha mes lotësh nëna e tij, Elsa.

Ky krim i rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë. Shumë prej atyre që ndodheshin në klub thonë se mbrëmja kishte qenë e tensionuar dhe siguria nuk ishte e mjaftueshme.

Lini një Përgjigje