TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2025, 16:50

“Mos më vono se jam në hasmëri"/ Arrestohet për herë të dytë vëllai i Durim Bamit

Shkruar nga Pamfleti
“Mos më vono se jam në hasmëri"/ Arrestohet për
Durim Bami- Valter Bami

Valter Bami ishte pasagjer në një automjet tip "Audi", në momentin kur është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Automjeti drejtohej nga një vajzë, shtetasja me inicialet E.S.

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ka kthyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës, ka ndaluar një mjet tip Audi i drejtuar nga shtetasja E. S dhe pasagjer ishte Valter Bami. Raportohet se Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.

Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ai ka shoqëruar për në drejtorinë vendore Valter Bamin dhe shtetasen E. S.

Kush është Valter Bami, i njohur ndryshe edhe si i “forti i Niklës”?

Bami, i shoqëruar në polici në lidhje me atentatin ndaj banesës së Gentian Bejtjës, ku iu vra kunati dhe u plagosën dy djemtë e mitur, dyshohej nga prokuroria e Tiranës si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi.

Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij ishin për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.
Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.

Lini një Përgjigje