TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 10:13

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë; pritet ekstradimi drejt Italisë 

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet

Një 46-vjeçar, Elis Roga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh nga Italia është arrestuar në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Aktualisht vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

"Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat akuzohet, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane", njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje