TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2023, 15:33

Nga përfshirja në masakrën e Lushnjës te përplasja me “ushtarin” e Aldo Bares, cila është e shkuara kriminale e Julian Sulos

Shkruar nga Pamfleti

Nga përfshirja në masakrën e Lushnjës te përplasja me

Ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, ditën e sotme i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Sulo njihet edhe si “Juli i Pashakos”, ndërsa ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnje, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Gjithashtu në 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes”, një i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ‘ushtarët’ e Aldo Bares.

Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit. Sula nuk përmendi kurrë emrin e ‘ushtarit’ të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg.

Ndërkohë në 2018 Sulos iu sekuestruan edhe 70 mijë euro dhe një makinë superluskoze me vlerë 100 mijë euro.

julian sulo aldo bare e shkuara

Lini një Përgjigje