TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2025, 21:03

Ngjarje e rëndë në Durrës, turistja sllovake mbytet në det!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Durrës, turistja sllovake mbytet në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare të Durrësit. Rreth orës 19:30, një turiste sllovake, 79 vjeçe, ka humbur jetën aksidentalisht teksa po notonte në det, pranë Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se shtetasja e moshuar është mbytur gjatë kohës që po lahej, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes.

"Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje