TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 15:16

Ngjarje e rëndë në Llogara, shkrumbohet makina; gjendet i pajetë një person

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Llogara, shkrumbohet makina; gjendet i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i pajetë është gjetur brenda një makine të djegur në Llogara.

Një automjet tip 'BMW' është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Llogarasë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35. Nuk dihet nëse është vrasje apo ngjarje aksidentale ndërsa shoferi i automjetit nuk është identifikuar ende.

"Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit", njoftoi policia.

Ngjarje e rëndë në Llogara, shkrumbohet makina; gjendet i
Foto nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje