TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 13:07

"A janë pastruar pakot e drogës se i ka prek xhaxhi me dorë?"/ Përgjimet e SKY, Rexhep Rraja në ‘ankth’: Na fikët, mor burrë

Shkruar nga Pamfleti
"A janë pastruar pakot e drogës se i ka prek xhaxhi me
Rexhep Rraja

Pasi droga u kap në shtetin turk, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi nuk është i sigurt nëse anëtarët e tjerë të bandës që kanë paketuar dhe ngarkuar drogën në kamion, kanë fshirë gjurmët e gishtërinjve nga qeset me të cilët është paketuar kanabisi.

Në bisedat e shkëmbyera me pjesëtarët e bandës, Rraja thotë se në ato qese janë dhe shenjat e gishtërinjve të xhaxhait të tij, ndërsa i bëjnë me dije se disa nga ato janë përdorur dhe për drogën e të tjerëve, pasi tyre iu grisën qeset.

Jani Çavo: Ja, e pyes unë.

Rexhep Rraja: O vëlla, na fikët, mor burrë.

Rexhep Rraja: Çfarë janë këto muhabetë?

Jani Çavo: Ne i fshijmë.

Jani Çavo: Sepse i fusin me dorë edhe çunat e tu.

Jani Çavo: Duro të përgjigjet.

Rexhep Rraja: O vëlla, pasi isha duke parë gjërat te vorri, plaku më kërkoi thasë alumini dhe i thashë se do t’ia sillja unë. U takova me ty aty ku u takuam mbrëmë dhe i thashë: “Ja thasët e aluminit (bosh), por pastroji, se i ka prekur xhaxhiu me dorë.”

Rexhep Rraja: “Ok”, tha, “i pastroj unë.”

Rexhep Rraja: Por janë përdorur disa, se u grisën sytë e tim biri.

Rexhep Rraja: A janë pastruar? Këtë hall kam.

Jani Çavo: Jam me plakun.

Jani Çavo: Rri pa merak për pastrimin.

Rexhep Rraja: Janë pastruar ato që janë përdorur, domethënë?

Dialog nga mesazhet (shoku Teos):

A (ora 13:41): Ai i bëri vetë me spraj.
Vetëm boja fërkohet kur i vendosin sipër njëra-tjetrës.

B (ora 13:48): Thasët bosh po thotë.

B (ora 13:49): Që t’i dhashë te karburanti.

A (ora 13:50): Po, pra.

A (ora 13:51): Ca kanë mbetur janë në furgon.

Nuk dihet se cilëve prej xhaxhallarëve i referohet Rexhep Rraja, i cili rezulton se ka 4 xhaxhallarë.

rexhep rraja spak rexhep rraja përgjimet sky ecc

Lini një Përgjigje