TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 10:33

Kapen dy prostituta kolumbiane në Durrës, procedohen 6 klientët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Kapen dy prostituta kolumbiane në Durrës, procedohen 6 klientët e

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase kolumbiane, që dyshohet se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në qytetin bregdetar. Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas shqiptarë, që dyshohet se ishin klientë të kolumbianeve.

Policia bëri të ditur se ka finalizuar fazën e 12-të të operacionit policor të koduar “STORM”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, 23 dhe 25 vjeç.

Kolumbianet kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr.1, rruga “Taulantia”, të cilin e shfrytëzonin për aktivitetin e paligjshëm.

Si prova materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15,093 euro, të dërguara familjarëve në Kolumbi brenda 20 ditëve.

Njoftimi i policisë

U finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi.

Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po te udhetosh ne linjen e plazhi nga Plepat e deri ne Durres ne ndertesat rruges sheh vetem kurva e prostituta te te gjithe kontinenteve qe ta bejne me dore nda ballkonet e dritaret. Hajde kurvellek vend haajde. Uau, na paskan gjetur 2 lavire, c'na "habitet".

    Lini një Përgjigje