TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 10:50

'Kam taku djalin e deputetit...'/ Zbardhen përgjimet e SkyECC për klanin e 'Rrajave', si u trafikuan 475 kg kokainë nga Ekuadori

Shkruar nga Pamfleti
'Kam taku djalin e deputetit...'/ Zbardhen përgjimet e SkyECC
Rexhep Rraja

Përgjime të reja janë zbuluar nga dosja e grupit të Rrajave të cilët akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes të arrestuarve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist Rrahman Rraja.

SPAK akuzon grupin nga Fushë Kruja për tre episode dhe njëri prej tyre është ai i pjesëmarrjes në trafikimin e 475 kg kokainë nga Ekuadori drejt Holandës.

Si provë kyçe janë përgjimet e Sky Ecc ku grupi bën organizimin e trasnferimit të kësaj ngarkese.

Ngarkesa u bllokua në datë 23 Nëntor 2020, në portin Vlissingen. Kokaina ishte e fshehur në një ngarkesë me banane me mbishkrimin e paketimeve "Yelloë Pafic" të cilat transportoheshin me anijen "Autumn Stream”. Sipas Shërbimeve të doganave, cituar nga mediat e asaj kohe thuhej se droga ka një vlerë në rrugë prej 23 milion euro.

Ndër të tjera SPAK ka përgjimet e SKY ECC të Ervis Shulit me Përparim Rrajën, kushëririn e Rexhepit, në nëntor 2020 ku Shuli i shpjegon për një debat që ka patur me një shokun e tyre të përbashkët nga Fushë Kruja, i cili nuk i kishte bërë pagesën që kishte porositur për 10 kilogram, në ngarkesën prej 475 kilogram lëndë narkotike të sekuestruar në Portin Vlissingen.  Në bisedë shoku i tyre (ende i paidentifikuar nga SPAK) I kishte komunikuar Shulit se kishte takuar Përparim Rrajën dhe djalin e deputetit. Gjatë bisedave Shuli i dërgon dhe foto të ngarkesës me drogë.

Përgjimi i 30 nëntorit 2020 biseda e Ervis Shulit me Përparim Rrajën. 

Ku është ai, ku*va?
A më ka thënë se ka ardhur në Shqipëri.

Po them për atë fushkrujasin.

 Po, ai më ka thënë: “Jam aty, jam me ty dhe po i kërkoj lekët për ty”.

Lekët që ka dhënë për mallin. Me atë ku*vën kam folur para 15 ditësh dhe më tha:
“Apo të fus ndonjë gjë me shemen këtu te unë?”
Unë i thashë: “Më jep lekët dhe t’i fus sa copë të doni”.

“Duam 20.”
“Jo, 20 s’kam vend, por 10 po jua fus.”

“M’i kalon lekët në Shqipëri”, më tha.
“Për 3 ditë”, i thashë.
“Ok”, se i kishim çuar me shemen 10 copë në Elbasan.

Ok, i thashë, në rregull janë. Kam futur bukë dhe lekë, s’kanë kaluar asgjë.
Tani, kur u ka nisur puna, u kam çuar stampën dhe sasinë: 475 copë.
I thashë: “Puna ka hyrë në ujë. T’i jap sot, t’i jap nesër. Jam në Shqipëri, kam takuar cakun”.

Ok, mirë i thashë.
Para 5 ditësh, anija ka arritur në Hollandë. Në rregull.
Tani malli është kapur, ka dalë në gazeta. Ok.

Më shkruan një mesazh dhe më thotë:
“Kam takuar ty dhe djalin e deputetit dhe ju i keni thënë: shikoje se ta ka futur vi*… se ka dashur të të marrë iket.”

Ma dërgoi edhe gazetën ku ka rënë malli.
Dhe më tha: “Po ti pse… si ke futur? Ç’ke punë me ca…?”

Unë i thashë:
“Unë i fus nga vetja ime, se ca… s’ka lekë. Prandaj mos u merr me ca…, por sill lekët”.

Vëlla, 2 copë t’i kam futur me lekët e mia, se e di që nuk ke lekë, mos ta ndiesh.
Por më vjen me ja q* ata robt atij ku*ve.

Unë e kam pasur me atë shokët e mi, që ti i njeh se kush janë.

Nuk më bie ndër mend për 60 mijë euro që më ka ai ku*va, po pse rren?
Se unë kam pasur vetë 30 bukë në këtë punë, por burri lidhet nga fjala, jo nga koka.

Por kaq më duhej me ditur:
A e ke takuar ti atë?
Se më ka thënë: “Jam në Shqipëri me ty prej 4 ditësh”.

Plus, më ka çuar para 15 ditësh një tufë me hashash dhe me shemen në foto.

 

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. 

 

zbardhen përgjimet e skyecc klanin e 'rrajave' si u trafikuan 475 kg kokainë

Lini një Përgjigje