TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 12:17

Sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata liron organizatorët e përleshjes masive

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata liron
Pamje nga momenti i sherrit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë mes një grupi të miturish në Shkodër. Klevin Thepi dhe Doronesto Kulla organzuan një sherr masiv pranë ambienteve të shkollës, duke përdorr edhe thika. Si pasojë e sherrit u plagosën dy vëllezër të mitur. 

Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin e dy autorëve të arrestuar duke u caktuar masën 'detyrim paraqitje'. 

Në sherr u përfshinë rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshës 17–18 vjeç. Konflikti nisi me grushte dhe më pas u përshkallëzua me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë e dhunës, tre adoleshentë mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari D.K. dyshohet se është përfshirë në sherr për të ndihmuar vëllain e tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u bashkuar në përleshje me persona të tjerë. Pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy grupet bashkohen dhe nisin përplasjen fizike, e cila zgjat rreth një minutë, përpara se të shpërndahen.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar prova filmike dhe duke nisur hetimet. Fillimisht, dy të rinjtë e dyshuar si organizatorë u arrestuan, ndërsa për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori për një 17-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Shkaqet e sakta të rrahjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta", njofton Gjykata e Shkodrës. 

sherri me thika mes te miturve ne shkoder

Lini një Përgjigje