
Detaje të reja zbardhen nga dosja e SPAK, ku përfshihen komunikimet përmes Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit Rraja, të dyshuar për trafikun e narkotikëve.
Pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në Turqi, të gjithë dyshuan për tradhëti brenda radhëve, raporton Report TV.
Dyshimet lindën pasi në mediat turke nuk është pasqyruar menjëherë lajmi mbi kapjen e ngarkesës, ndërsa personat që kishin pjesë në ngarkesë, fillojnë të kërkojnë dëmshpërblimet.
Referuar mesazheve duket se ato kanë dyshime lidhur me ngarkesën.
Deri në verifikim të pistës së fundit, përgjegës për ngarkesën ishte Jani Çavo, i cili duhet të dëmshpërblejë të tjerë me çimin e shitjes së kanabisit.
Më poshtë janë pasqyruar komunimimet mes Rexhep Rrajës dhe Aldo Gjinit ose ndryshe “bjondi”, i cili thotë se i ka lënë kohë Çavos 1 ditë për të bërë gati lekët.
Mesazhet në Sky Ecc
Rexhep Rraja: He vlla ca thot
Aldo Gjini: aty po shkoj vlla 2 min
Aldo Gjini: lekt e rruges thu, apo te domit
Aldo Gjini: qe do paguj
Aldo Gjini: se po serdhen letrat
Aldo Gjini: ka me pagu me 5
Aldo Gjini: vlla
Aldo Gjini: ska llafe
Aldo Gjini: dhe se pres hic
Aldo Gjini: sikur nuk priti ai per lekt e rruges
Aldo Gjini: po pra
Aldo Gjini: ta tak tashi e ti ndaj mhb
Aldo Gjini: vlla un neser mjes tbi lekt e mallit ton sido si tjet mhb
Aldo Gjini: po m vlla kollaj ajo pun
Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla sa u nda me kët, i thash t'më bëj gati t'më bjeri lekët e rrugës mbrapa ke lagjia. Lash koh deri nesër o të na japi gjonat e sakta o të paguj mallin me çmim atje edhe ky vet tha, i tha vet mo me një fjal pa ja thën un fare, që deri nesër më duhet koh. Nesër tha rrini qet komplet se ju skeni humb asnji gjo tha po si pruna letrat po sdoli gjë në televizor"
Rexhep Rraja: Ok vlla
Aldo Gjini: Audiofile: "O lal se se hypa në makin time un kët se më kishte len takimet këtu mes venit ky ee. 1 thash tvije me makin t'vet deri atje, atje i fikim kamerat vet ne, bëjm ça të dujm vet. Pastaj sjam tu e lën me hik un o vlla"
Rexhep Rraja: Po he mor vlla se aty e ke ate Nuk iken ai
Rexhep Rraja: Po tflasim taman me te
Rexhep Rraja: Ca vendi jeni
Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla ka ardh para ai, un jam nga mbrapa, un jam këtu te pałlati me shigjeta tu ardh për te Elda"
Lini një Përgjigje