
Gramoz Rexhepi alias Dritan Rexhepi , Benjamin Omar Perez Garcia Lulzim Murataj, Ioannis Dionysopoulos. Ai njihej më shumë emra por emëruesi i përbashkët i tyre është trafikanti shqipatrë më i njohur i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Aventurë e cila do të përfundontë në 8 nëntor ku Gramos Rexhepi u arrestua në Turqi dhe autoritet nuk nguruan ta paraqisnin si një ndër operacionet më të rëndësihme në luftën kundër trafikut ndërkombëtarë të narkotikëve.
Sipas mediave turke ai ishte një ndër 10 personat më të këkrkuar nga interpole për shkak të asaj që përfaqësonte në trafikun e drogës.
Por përpara se të njihej si përsoni që organizoi disa grupe shqiptare bashkë për të trafikuar tonelata kokaine ai ka nisur karrierën e tij nga fundit.
Për ta parë këtë duhet të kthehemi shumë pas në kohë në fundin e viteve 90 dhe fillimin e viteve 2000, ku aktiviteti i tij kriminal është shumë i dhunshëm për shak edhe të atyre që kaloi vendi në vitin 1997.
Në vitin 1999 ai fillon studimet ne Tiranë në Fakultetin Juridik dhe po në këtë vit ai përfshihet në vrasjen e një oficeri policie në Krujë sëbashku me mikun e tij . Në 6 tetor u vra Durim Kasmi punonjës policie dhe Ramazan Bakiu i cili u qëllua gabimisht Durim Kasmi.
Kjo vrasje ishte paraprirë nga një tjetër ngarje e rëndë po në Krujë, ku u ekzekutua në mes të qytetit oficeri i policisë, Arben Keqi, ngjarje e ndodhur në gusht të atij viti. Policët njiheshin për miqësinë e ngushte që kishin me njeri-tjetrin.
Në të dyja ngjarjet sipas hetimeve të kryera ishte përdorur e njëta armë çka i bëri hetuesit të dyshojnë se edhe autoret janë të njëjtë. Heteusit në atë kohë identifikuan si persona të dyshuar për këto ngjarje Gramoz Rexhepin, Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin. Ky i fundit vendosi të bashkëpunojë me policinë në vrasjen e Durim kasmit.
Këta persona u dnëuna nga gjykata e shkallës së parë vitin 2009. Por në vitin 2011 apeli i krimeve të rënda pushoi cështje për Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin , ndërsa Dritan Rexhapj u dënua me 25 vite heqje lirie. Motivi i vrasjes së dy policeve ishte hakmarrja dhe Rexhepi në këtë rast ka vepruar si vrasës me pagesë.
Në fillimin e vietve 2000 ai kthehet në Vlorë dhe vazhdon aktivitetin e tij kriminal ku akuzohet nga prokuroria e qytetit bregdetar për disa ngjarje të rënda. Ai kishte tentuar të vriste një person dhe prokuroria kërkon dënimin e tij me 17 vite burg.
Gjykata vendos ta denojë vetëm me dy vite dhe në këto ai ben jë plan për të vrarë prokurorin Eugen Beçi i cili e kishte hetuar, plan i cili dështon.
Në vitin 2006 ai arrestohen në qëndër të Tiranës i armatosur dhe dyshohej se do të kryente një vrasje. Por arrestimi i tij do të zgjaste vetëm disa orë, ku në mënyrë spektakolare ai u arratis nga paraburgimi i Durrësit.
Prej këtij viti ai u kthye në një hijë për autoritet tona pasi edhe pse kishin informacione që ai mund të kishte qëndruar në shqipëri nuk u arrestua dot.
Ai u largua drejt Italisë ku kaloi në një tjetrë nivel duke iu futur biznesit të trafikut të drogës.
Gjykta e Apelit në Firence e denoi me 16 vite e 5 muaj burg për grup të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine ku edhe u arrestua. Por mjeshtëria e tij ishte arratisja dhe këtë e bëri sërish në 2010 duke u larguar nga burgu i sigurisë së lartë së Pavia sëbashku me dy shqiptarë të tjerë.
Ai largohet drejt Spanjës ku tentoi të grabisë një banke , ndërsa pas kësja vendosi që aktivitetin e tij kriminal ta zhvillojnë në vendet e ulta Holandë dhe Belgjikë, portet e këtyre vendeve ishin pritësit e kokainës që vinte nga Amerika Latine.
Në Belgjika ai u arratas sërish dhe europa po bëhëj gjithmonë e më vështirë për të pasi kërkojnë në pjesën më të madhe të tij. Në vitin 2013 ai vendos të shkojë ne vendin e orgjinës së kokainës Amerikën e Jugut dhe vendoset në Ekuador. Kontaktet e krijiuara në Itali, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë do të shfrytëzoheshin nga ai për të ngritur perandorinë e tij të trafikut.
Ekuadori nuk është prodhues i kokaiëns por nga portet e tij kalojnë tonelata për të mbërritur ne portet e europës dhe ai ishte vendi idela për Rexhepin.
Në 2014 ai do arrestohej atje për shkak se tentoi të trafikojë 278 kilograme kokainë dhe u burgos, u dënua me 13 vite heqje lirie. Në momentin që u prangos, ai mbante një pasaportë shqiptare me emrin Lulzim Murataj.
Por dënimi me burg nuk do ta dekurajontë Rexhepin, ai e përdori burgut për të forcuar lidhjet me grupet kriminale vendase dhe nepërmjet tyre me kartelet e drogës kolumbiane. Ndërsa nuk la pas edhe lidhjet me poltiken e vendase të ciln e përdori për të arritur qëllimin e tij, ngritjen e strukture krimnale që do të mbyste europën me kokainë.
Rexhepi kishte investuar prej viteve 2000 për të ngritur një grup kriminal që i afrohej edhe një karteli. Antimafia italiane e quan kompania “Bello” ku bënin pjesë disa grupe kriminale shqitare të shtrirë në disa vende të eurpës dhe në krye të piramidës së tyre qëndronte Gramoz Rexhepi.
Grupet prisnin kokainën që niste Rexhepi në portet e Belgjikës, Hollandës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për të kuptuar ashpërsinë e kompanisë Bello do të sjellim në vëmendje rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020 në Kamëz, babi i tre fëmijve i cili nuk kishte lidhje me trafikun e kokainës.
Por Astrit Prenga, vëllai i Janit sëbashku me disa persona të tjerë kishin grabitur 260 kilogramë kokainë nga porti i Portsmuthit në Angli.
Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria shqiptare, Gramoz Rexhepi i ka kërkuar të kthejnë drogën dhe të mos luajnë më këto gjera. Ai u ka thënë se vetëm pasi t'i kthehej kokainë do t'i kthehej gjallë i vëllai.
Ata kanë mundut të kthejnë 106 kilogramë kokaiën dhe pjesën tjetër e kanë kthyer në para.
Por dicka kishte shkuar gabim pasi rrëmbyesit e Jan Prengës e kishin vrarë, ai u mbajt i pajetë në një resort në zonën e Shijakut.
Ende dhe sot nuk dihet ku ndodhet trupi i Jan Prengës.
Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2022 ai është përgjejgjes për trafikun e 6 tonëve kokainë bashkimit europian. Por kjo është vetëm sasia e kapur pasi nuk dihet se sa ton të tjerë kanë përfunduar në tregun europian.
Sipas hetimeve të kryera nga antimafia italianë Dritan Rexhepi ka mundur të shfrytëzojë mësë miri të gjithë njohjet që ia ka krijuar ndër vite në të gjitha vendet ku ai qëndroi para se të përfundontë ekuador.
Kontaktet e tij janë kudo Itali, Spanjë,Belgjike, Hollandë, Gjermani dhe Angli pavarësisht se në këtë fundit nuk ka të dhënaz zyratre se ai qëndruar dhe kryer aktivitete criminal. Megjithatë lidhjet nuk i mungojnë në mbretërinë e bahskuar dhe zhdukja e Jan Prenges e vërtetoi këtë.
Lidhja e tij me fortë është Eldi Dizdari, i cili në Shqipëri u bë i njohur në konfliktin e e armatosur të tetorit të 2018 ku n ëish bllok u përplas Ervis Martinadj dhe Ervin Mata.
Në kompaninë Bello të krijuar nga Rexhepi, Dizdari pret kokainën që niset nga Ekuadori.
I gjithë hetimi për rrjetin e Dritan Rexhepit është hetuar nga antimafia e Firencës e cila e ka ndjekur prej 10 vitesh. Arrestimi i tij në Turqi është angazhim shumë i madh i shtetit italian, i cili ka kërkuar ekstradimin e tij. Por në këtë lojë tashmë ka hyre edhe shqipëria ku 43 vjecari kërkohet për vrasjen e një punonjësi policie. Mbetet për tu parë secila palë do ta bindë Turqinë për të bërë të mundur ekstradimin e pëshku të madh të trafikut ndërkombëtarë të kokainës. /MCN
Lini një Përgjigje