TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2023, 19:38

U ekzekutua me plumb në qafë, publikohet fotoja e 41-vjeçarit që mbeti viktimë e atentatit në Fier!

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua me plumb në qafë, publikohet fotoja e 41-vjeçarit

Është publikuar foto e 41-vjeçarit, Erjon Javori i cili mbeti i vrarë mesditën e sotme në Fier në lagjen “16 Prilli”. Siç u raportuar gjatë ditës së sotme, autori dyshohet se është Agim Gashi.

Mësohet se pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa ditë më parë mes viktimës Erjon Javori, dhe autorit te dyshuar Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka patur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar e ka pritur Javorin pranë banesës se tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dale paralel.

U ekzekutua me plumb në qafë, publikohet fotoja e 41-vjeçarit

Dyshohet se ne momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete teksa plumbi e ka goditur ne qafe duke i shkaktuar plage te rende.

Edhe pse është transportuar me urgjence drejt spitalit te Fierit, nuk ka mundur të mbijetoje.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41- vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

viktima

Lini një Përgjigje