Kronike 9 Dhjetor 2023, 22:01

Një efektiv tentoi t’i ndalonte, por ata e shtynë/ Të tjera detaje nga grabitja në Tiranë, autorët tentuan të vidhnin një makinë

Shkruar nga Pamfleti
Një efektiv tentoi t’i ndalonte, por ata e shtynë/ Të tjera
Foto nga kontrollet e policisë

Dalin në ditë të tjera detaje nga grabitja e armatosur në fshatin Prush. Policia njoftoi se 3 persona hapën zjarr ndaj efektivëve, teksa mësohet se ata ishin futur në banesën e dy të moshuarve duke u kamufluar si policë. Por fqinjët i pikasën dhe lajmëruan efektivët, të cilët pasi mbërritën hasën në të shtëna me armë zjarri.

Në momentin që kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë.

Një prej oficerëve të policisë, i cili e njihte mirë zonën ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici nuk ka pësuar lëndime. Po ashtu mësohet se autorët kanë tentuar të vjedhin dhe një makinë aty pranë, por nuk ja kanë dalë.