Kronike 9 Dhjetor 2023, 21:06

Grabitja në Tiranë, autorët rrezikuan të akisdentonin një efektiv policie

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja në Tiranë, autorët rrezikuan të akisdentonin

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja në fshatin prush të Tiranës.

Sipas burimeve jo zyrtare, autorët pas shkëmbimit të zjarrit, kanë arritur të hipin në një mjet tip “Audi” ngjyrë e bardhë, me të cilin dhe janë larguar. Në momentin e largimit, ata kanë lëvizur përballë patrullës duke rrezikuar dhe përplasjen e një efektivi.

Makina rezulton me targa të vjedhura, teksa gjurmët janë humbur te zona e Liqenit të Thatë. Policia po kryen kontrolle për kapjen e tyre.