TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2023, 19:45

Grabitje me armë zjarri në Tiranë, hajdutët qëllojnë ndaj policisë; efektivët në ndjekje të "Audi"-t

Shkruar nga Pamfleti
Grabitje me armë zjarri në Tiranë, hajdutët
Foto ilustruese

Ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve, por fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të dëmtuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi gjatë grabitjes së një banesë, është hapur zjarr ndaj policisë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në fshatin Prush të Tiranës. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të futen në një banesë për të vjedhur, por policia është lajmëruar në kohë dhe sapo efektivët kanë mbërritur, janë përballur me të shtëna armësh.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve, por fatmirësisht deri tani raportohet se nuk ka persona të dëmtuar.

Hajdutë kanë mundur të largohen, me një mjet tip "Audi", ngjyrë e bardhë me targa AA943SG. Sipas informacioneve, targat rezultojnë të vjedhura. 

Automjeti është largur drejt Liqenit të Thatë. Disa efketivë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa vetë Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zonë të Tiranës dhe po kryen hetime për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Lini një Përgjigje