TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2023, 17:14

U arrestua për llogari të shtetit shqiptar, Gjykata e Ferizajt lë në burg “baronin e drogës” Gëzim Çela

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për llogari të shtetit shqiptar, Gjykata e Ferizajt lë

Gëzim Çela, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, është lënë në burg. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Ferizajt, një ditë pasi baroni i drogës ra në pranga pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës. Çela ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafik drogë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Gëzim Çela, i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Shqipërisë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikimi me narkotik nga neni 283 a/2 dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit nga neni 278/4 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (KPRSH) në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Ferizajt vendosi masën e paraburgimit në kohëzgjatje 4) ditëve, ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të fillojnë procedurat për kërkesën për ekstradimin e tij. 

 

cela kosova

Lini një Përgjigje