Kronike18 Prill 2023, 22:21

“Njëri mbajti shoferin, tjetri e sulmoi”, Lala zbulon detajet nga vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë: I zunë pritë kur la punën, e goditën me hanxhar

Shkruar nga Pamfleti

“Njëri mbajti shoferin, tjetri e sulmoi”, Lala zbulon detajet

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar dinamikën e vrasjes së 20-vjeçarit në rrugët e kryeqytetit mbrëmjen e kaluar për shkak të një konflikti mes të rinjsh.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, Lala zbuloi se dy djem kishin ngacmuar të dashurën e viktimës dhe kishin pasur një konflikt më parë. Ajo tregoi se dy të rinjtë i zunë pritë pasi ai la punën si montazhier në një televizion në kryeqytet dhe po kthehej me një mik.

Një prej tyre mbajti shoferin, ndërsa tjetri ka goditur 20-vjeçarin me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

Nuk e kemi edukuar rininë që të mos shkojë direkt te thika. 20-vjeçari punonte në një televizion dhe përkushtohej në punën e tij si montazhier. Dy djem i kishin ngacmuar të dashurën dhe kishin pasur një konflikt. Mbrëmjen e kaluar sapo ka lënë punën dy persona i kanë zënë pritë dhe njëri mbajti shoferin dhe tjetri e goditi me hanxhar apo thikë të madhe në pjesën e brinjëve. Babai i tij sot do nisej në SHBA sepse kishte fituar lotarinë dhe familja do bashkohej me të më pas”, tha Lala.

vrasja 20-vjeçarit tiranë