
Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë, mësohet se është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur.
Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.
Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.
Lini një Përgjigje