TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2025, 15:00

Operacioni “Catch”, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni “Catch”, arrestohen 3 persona të shpallur në

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Catch”.

Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie “arrest me burg” ose ka dhënë dënimin, për vepra të ndryshme penale.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën e ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim E. P., 25 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. Gj, 23 vjeç, i dënuar me 1 vit  e 6 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje