
Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë në Elbasan. Konkretisht, 35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.
Kujtojmë se, më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’. Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.
Në dosjen e plotë të operacionit “Rrjeti” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan, tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata janë zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.
Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.
Emrat e 45 personave:
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Lini një Përgjigje