
28 vjeçari, i cili aksidentoi për vdekje një 55 vjeçar në Nikël është vënë në prangat e policisë.
Policia e Krujës bëri sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat, kanë identifikuar dhe arrestuar M. M., 28 vjeç, i cili “mbrëmjen e kaluar ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Ngjarja ndodhi në lagjen Shelqet, Nikël, ku automjeti i drejtuar nga M. M. goditi P. Xh., 55 vjeç, i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e aksidentit”, tha policia.
Policia sqaron se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje