TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 09:54

Pjesë e një bande të trafikut të drogës, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e një bande të trafikut të drogës, arrestohet
Kokaina dhe eurot e sekuestruara nga karabinierët

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte përfshirë në trafikun e kokainës.

I riu nuk kishte precedentë penalë dhe sipas autoriteteve gëzonte vizën turistike të ligjshme sipas rregullave të Schengen. Policia tha se po heton përfshirjen e mundshme të të riut në një rrjet më të madh të trafikimit të drogës.

Operacioni u nis gjatë një patrullimi pranë qendrës tregtare Cospea, ku oficerët vunë re një makinë të vogël që tërhoqi vëmendjen e tyre për shkak të sjelljes së dyshimtë të shoferit. Sapo pa efektivët, shqiptari braktisi mjetin në përpjekje për t’u arratisur përmes këmbësorëve.

Ai u pa shumë nervoz, duke çuar karabinierët tek kontrolli fizik i tij dhe mjetit. Pasi verifikuan identitetin, oficerët kontrolluan makinën me qira, duke gjetur benda 62 doza kokaine dhe 3000 euro cash, të ardhura që dyshohen nga aktiviteti i paligjshëm.

Droga iu gjet edhe gjatë kontrollit trupor, në total u sekuestruan 43 gramë kokainë, informon media italiane.

 

Lini një Përgjigje