
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë e 25-vjeçarit, Marget Shakaj, në një berbehane në qyttetin e Vlorës. I riu mësohet se ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Një klient i berberhanes ka plagosur praktikantin.
Fatmirësisht plaga e marrë nuk ka prekur zemrën dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë që i riu ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Nga ana tjetër autori 24 vjeçari, klient i berberhanes, i cili sulmoi 25-vjeçarin, praktikant ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje