TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 19:04

Gjendet një trup i pajetë poshtë urës në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një trup i pajetë poshtë urës në Kukës

Një trup i pajetë është gjetur këtë pasdite pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas njoftimit të Policisë së Kukësit, kufoma i përket një burri rreth të 50-ave, por deri tani nuk është identifikuar.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për shkaqe natyrale apo aksidentale. Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë ‘Urës së Drinit të Zi’ është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje