TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 19:39

Sherr në një berberhane në Vlorë, 25-vjeçari plagoset me thikë në zemër

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në një berberhane në Vlorë, 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri të çastit në një berberhane.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi M. Shaka, i cili ka marrë goditje në zonën e zemrës.

Mjekët konfirmuan se 25-vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje të vetëdijshme, por me plagë të rënda, dhe menjëherë është futur në sallën e operacionit.

Policia e Vlorës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po mbledh provat dhe dëshmitë për të zbardhur motivet e konfliktit që përfundoi në dhunë të rëndë.

Lini një Përgjigje