TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 09:12

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, policia zbardh dinamikën e plotë të ngjarjes: Arrestohet Ilirjan Selmani

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, policia zbardh dinamikën e
Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani dhe viktima Kozeta Teço

Ilirjan Selmani ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet si autor i vrasjes së partneres së tij, 52-vjeçares Kozeta Teço...

Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Pogradec ku një 52-vjeçare u gjend e pajetë brenda banesës së saj të djegur.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj. Por, pas kqyrjes së jashtme të trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.

Sipas policisë, 31-vjeçari Ilirjan Selmani e ka goditur me thikë viktimën Kozeta Teço, me të cilën ishte në një lidhje dashurie prej 3 vitesh, më pas i ka vënë flakën banesës dhe është larguar me vrap rreth orës 05:00. 

"Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, i riu është arrestuar sot nga policia edhe pse dje në momentin e shoqërimit në komisariat, Selmani ka mohuar akuzat e përfshirjes në krim. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Selmani ka qenë në shtëpinë e viktimës, natën e krimit, ndërsa dyshohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt i çastit, i cili degradoi në dhunë fizike dhe përfundoi me goditjen fatale të Teços me thikë. Për të fshehur gjurmët, autori tentoi të pastronte vendin e ngjarjes, më pas hodhi peshqirët dhe kartpecetat e përgjakura në një kosh mbeturinash dhe i vuri zjarrin banesës.

Pavarësisht tentativës për të inskenuar ngjarjen si aksident, kamerat e sigurisë e regjistruan autorin duke hedhur provat në plehra, çka çoi në identifikimin dhe ndalimin e tij. Selmani, i njohur për varësi nga lëndët narkotike dhe probleme të shëndetit mendor, ka mohuar autorësinë, por provat e grumbulluara nga policia dhe prokuroria dokumentojnë dinamikën e plotë të krimit.

"Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec. Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje