Kronike 8 Qershor 2023, 12:22

Plagosi gruan, Aleko Myrtollari flet para gjykatës: Ajo shpenzonte paratë e mia, i varte florinj në qafë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi gruan, Aleko Myrtollari flet para gjykatës: Ajo shpenzonte

Gjykata e Korçës ka lënë në burg, 46-vjeçarin Aleko Myrtollari, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e së dielës.

Burime për mediat bëjnë me dije se, Myrtellari ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin”, ka deklaruar në gjyq Myrtollari.

Tre ditë më parë, 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati. Ndërkohë, 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa. Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.

aleko myrtollari gjykate plagosje