TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2023, 16:01

Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja plagoset me armë gjahu nga fqinji i saj

Shkruar nga Pamfleti

Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja plagoset me armë gjahu

Një 69-vjeçare është plagosur me armë gjahu në Malësinë e Madhe mesditën e sotme.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marshejë ku e moshuara është dëmtuar lehtë në këmbë me një saçme fisheku arme gjahu nga fqinji i saj.

69-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjeksore, ndërsa shtetasi D. R. 67-vjeç është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër

Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.

69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

plagosje arme gjahu fqinji

Lini një Përgjigje