Kronike26 Maj 2023, 13:17

Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykata e Janinës lë në burg Laert Haxhiun

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykata e Janinës lë në

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në Greqi.

Gjykata e Janinës vendos te liroje pa asnjë mase sigurimi 35-vjeçarin Barjami te akuzuar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.

Ndërkohë Laert Haxhiu do të transferohet drejt Burgut Koridhalos deri në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnje në vitin 2017, pra rrjedhimisht refuzon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi.

Ndërkohë tani çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të Haxhiut në Shqipëri dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në vitin 2017?

Në 11 tetor të vitit 2017, Xhulio Shkurti ndodhej në një lokal së bashku me shokët Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe Sajmo Xhelili. Aty afrohen me makinë dy persona të cilët hapin zjarr në drejtim të tavolinës duke lënë të vdekur në vend Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi u nisën për të ekzekutuar Xhuljo Shkurtin, nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Plumbat e kallashnikovit qëlluan për vdekje Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën ndërsa shënjestra e atentatit, Xhulio Shkurti mundi të shpëtonte.

Prokurorët e SPAK konkluduan se krimi ka pasur si motiv hakmarrjen, referuar një historiku konflikti mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, nisur që gjatë veprimtarisë së bandës famëkeqe të Lushnjës, në vitin 1998.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel ‘Volorekës’ në Pogradec. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ai u plagos nga një punonjës policie pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Një vit më parë, GJKKO dënoi me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

learta haxhiu burg janinë