Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në një fasoneri në zonën e “Freskut”, në pronësi të një biznesmeni italian në Tiranë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Sipas informacioneve mësohet se autori i ngjarjes është afruar me biçikletë, vendosi lëndën plasëse dhe më pas u largua. Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Pronari i fasonerisë është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe dyshon se sulmi mund t’i jetë bërë për shkak të konkurrencës. Ndërkohë pista kryesore në të cilën po heton policia, është ajo e një kërcënimi të mundshëm.
Mësohet se në momentin e shpërthimit të tritolit brenda ambienteve të fasonerisë fatmirësisht nuk ka pasur punonjës.
Ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë që bëhet e ditur se fasoneria është në pronësi të italianit Roberto Bingaido i cili rezulton se nuk ka probleme me drejtësinë.