Kronike 1 Tetor 2023, 13:15

Po planifikonte të kryente atentat në Durrës, publikohet fotoja kush ëshë Aldi Mustafa, miku i 'Rrumit të Shijakut'

Shkruar nga Pamfleti

 

Po planifikonte të kryente atentat në Durrës, publikohet fotoja
Aldi Mustafa

Ky është Aldi Mustafa i cili u arrestua nga forcat operacionale dhe ato shqiponja të Policisë se Durrësit në lagjen 15, teksa lëvizje me një automjet “Mercedes Benz”.

I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 37-vjeçari mbante me vete një armë zjarri “Scorpion” me silenciator.

Bashkë me shokun e tij Klevis Kurdiu, ai tentoi të ti shpëtojë rrethimit të policisë. Mustafa njihet si person me precedent penal pasi rezulton i dënuar në Shqipëri dhe jashtë vendit për disa vepra penale.

Policia ka dyshime të forta se 37-vjeçari, kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.

Pak muaj më parë Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, nga ku shpëtoi pa lëndime. Ai u arrestua pasditen e sotme në ish-Kënetë bashkë me disa persona të tjerë. Gjatë kontrollit policia i gjeti armë zjarri që e mbante pa leje.

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës.

 

aldi mustafa durrës