TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 23:03

Policia reagon për ekzekutimin në Shkodër: 34-vjeçari u qëllua nga dy persona, autorët në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Policia reagon për ekzekutimin në Shkodër: 34-vjeçari u

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri Kristian Kola, 34 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, ku dy persona ende të paidentifikuar qëlluan për vdekje Kolën, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali. Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe janë aktualisht në arrati.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, ndërsa po kryhen kontrolle të shumta në zonë dhe në ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, që nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit, dokumentimin ligjor të tij dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje