TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2026, 12:44

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës

Shkruar nga Pamfleti
 
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi
Hoteli Oasis në Sarandë

Një kat i dyshuar si i ndërtuar pa leje mbi “Hotel Oasis” në Sarandë është vendosur nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Bëhet fjalë për një strukturë të re ndërtimore me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ndërtuar mbi tarracën e hotelit 6-katësh, të pozicionuar në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Sipas dokumenteve zyrtare, Prokuroria e Sarandës kërkoi vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata më 12 maj 2026. Objekti rezulton i regjistruar me nr. pasurie 18/191, ZK 8642 dhe figuron në pronësi të shtetasit Alqi Papa.

Pas vendimit të gjykatës, prokurorja Silvana Belishta urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të masës së sigurisë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6  kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P”, njofton prokuroria.

Ndërtimet rezultojnë se janë kryer nga 2025 deri në 2026.

“Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, ndërtimi është kryer pa lejen e organeve kompetente ndërsa një shtetas është nën hetim për ndërtim pa leje.

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi

prokuroria e sarandës sekuestron hotelin “oasis”

Lini një Përgjigje