Forcat RENEA kanë blindur Vlorën mbrëmjen e së dielës, gjatë një aksioni që vijoi për disa orë.
RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit bregdetar, ndërsa 5 persona u shoqëruan në bulevardin Vlorë-Skelë.
5 të shoqëruarit e armatosur u kapën në një lokal, ndërsa ishin survejuar nga agjentët civilë, më të cilët edhe u konfliktuan.

RENEA ndaloi edhe vëllanë e ‘Tesit të Selenicës’, i ashtuquajturi edhe i forti i kësaj zone. Bëhet fjalë për Satilno Bashën, një eksponent edhe ky i njohur nga forcat blu. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para.
Gjatë opercionit janë sekuestruar dhe dy pistoleta. Ende nuk dihet se kujt i përkasin armët e gjetura nga forcat e RENEA-s, pasi janë gjetur në lokalin ku ishin të shoqëruarit.
Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje.

Kush është Tesi Basho?

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.
Krahas forcave RENEA edhe blutë e Vlorës në bashkëpunim me FNSH janë duke kryer kontrolle në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në saj të këtij operacioni nga u lëshuan 90 urdhër-arreste janë ekzekutuar 69 dhe 21 janë ende në kërkim.
Lini një Përgjigje