TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2025, 13:07

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin
Jan Prenga- Altin Hajri

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Seanca e sotme dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues. Hajri gjykohet në mungesë.

Për këtë çështje, po gjykohet veçmas edhe Dritan Rexhepi dhe 6 të pandehur të tjerë. Ndërsa më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim përjetë, Festim Bexhdili, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës.

Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin.

Gjatë deklarimeve të tij një gjyq, Bexhdili ka pranuar se ju është bindur personave që mbërritën në garazhin e kompleksit, për të zhvendosur trupin, si edhe t’ju ketë vënë në dispozicion një kazmë dhe lopatë, pasi ata ishin të armatosur.

Lini një Përgjigje