Kronike 4 Mars 2024, 14:48

Ruanin drogën në një vilë luksoze të blinduar, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Ruanin drogën në një vilë luksoze të blinduar,

Dy shqiptarë janë kapur ‘mat’ nga policia spanjolle teksa kujdeseshin për mbi 1600 bimë marijuanë, në një shtëpi në zonën rurale të Mallades në Tàrbena.

Banesa ishte një vilë e ‘fortifikuar’ me kamera sigurie, sisteme alarmi, qen që ruanin hyrjen apo dhe sisteme për kontrollin e makinave.

Pas një hetimi, prej disa kohësh, policia arriti që të lokalizonte këtë banesë dhe të vinte në pranga dy shqiptarët, të cilët mesa kuptohet kishin rolin e roje rojeve të bimës.

Ndërkohë, ka rezultuar që në këtë banesë ishte bërë lidhje e paligjshme elektrike, me një dëm prej 35 mijë euro për kompaninë energjetike.

arrestohen dy shqiptarët në spanjë