TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2025, 12:17

Shembet masivi i kromit në Bulqizë, humb jetën minatori

Shkruar nga Pamfleti

Shembet masivi i kromit në Bulqizë, humb jetën minatori

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një nga minierat në Bulqizë, ku një minator me detyrë ndihmës ka humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja ndodhi gjatë punës për ndërtimin e një armature, ku minatori po asistonte kolegët në punimet e tyre dhe u përfshi nga shembja masive e mineralit.

Mësohet se viktima është 60-vjeçari Fari Veliu. Fatkeqësisht, nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autoritetet dhe strukturat përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje