
Pas vrasjes në Divjakë për sherrin e dy viteve më parë për një vijë uji, plagosje për vendin e parkimit në Hamallaj
Një person është qëlluar me armë zjarri në Durrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja është shënuar në Hamallaj dhe gjithçka ka ndodhur pas një sherri për vendin e parkimit.
Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar ku bën me dije se ka mbetur i plagosur me 2 plumba një 28-vjeçar i identifikuar si Liridon Rata. Ndërkohë është bërë dhe identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Altin Lekegegaj, 44 vjeç.
“Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Sapo është marrë njoftimi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Kjo është e disata herë kur në vendin tonë ka viktima dhe të plagosur për sherrin e parkimit. Ngjarja vjen pas asaj në Divjakë, ku një person u vra me thikë pas një sherri të ndodhur dy vite më parë për një vijë uji. Pra teksa prej muajsh nuk kemi par më atentate, duket se janë rikativizur krimet ordinere.
Lini një Përgjigje