
Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për drogë.
Ai u pikas nga karabinierët dhe ndalua teksa po i dorëzonte doza kokaine një klienti në një nga rrugicat e qendrës së qytetit.
Operacioni u krye pasi shqiptari, i njohur për forcat e rendit për precedentët penalë, u vu re duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë.
Bëhet me dije se 55-vjeçarit iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Mësohet se kishte qenë edhe më parë I arrestuar për të njëjtën vepër penale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa doza kokaine, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, si shitësi, ashtu edhe blerësi e pranuan autorësinë.
Lini një Përgjigje