TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2023, 13:53

Sherr me thika në një shkollë në Kamzë, plagoset 15-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në një shkollë në Kamzë, plagoset

Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur në Paskuqan, ku për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën "Jashar Hoxha", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje